Sulmuesi i Apolonisë është i qartë, Xhovalin Trifoni: Do jetë “luftë” me Vorën, kualifikohemi ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2024 | 10:44

Sulmuesi i Apolonisë është i qartë, Xhovalin Trifoni: Do jetë “luftë” me Vorën, kualifikohemi ne

Apolonia luan sot, në orën 15:00, ndeshjen e parë të “play-off”-it me Vorën. Pas ndeshjes me Burrelin, që ishte thjesht për statistikë dhe për t’u dhënë minuta të rinjve, fierakët duhet të tregojnë “dhëmbët” ndaj Vorës, duke synuar kualifikimin për më tej. Për “Panorama Sport”, sulmuesi Xhovalin Trifoni u shpreh se Apolonia shkon në Vorë për fitore.

xhovalin trifoni apolonia

“Përtej vështirësive që ka kjo ndeshje, të gjithë gëzojmë formë të mirë fizike. Jemi përgatitur për të bërë më të mirën ndaj Vorës dhe do të futemi në fushë për fitore. Të gjithë bashkë ia dalim të marrim atë që dëshirojmë. Është ndeshje shumë e vështirë, nuk ka asnjë diskutim. Do të hyjmë në fushë për të luftuar fort, jemi të përqendruar në maksimum. Kemi gjendje të mirë psikologjike dhe fizike dhe besojmë te kualifikimi.

Vora e favorizuar? Po dhe kjo na e bën më të vështirë punën, por nuk ka arsye pse të mos besojmë te kualifikimi. Do të jetë si një finale, e dyluftuar deri në sekondën e fundit. E rëndësishme është të mos hyjmë të dorëzuar, apo me një tjetër ide në kokën tonë. Mendojmë si do ta fitojmë ndeshjen ndaj Vorës, më pas do të shohim si do të shkojnë gjërat. Kemi ende shumë punë përpara për të siguruar Superioren, që është objektivi madhor” ka theksuar Trifoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"