Sulmuesi i Gjermanisë, Fylkryg: E trishtueshme që u eliminuam kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 14:53

Sulmuesi i Gjermanisë, Fylkryg: E trishtueshme që u eliminuam kështu

Përfshirja e Niklas Fylkrug në fushë duket se dha sinjale pozitive te përfaqësuesja e Gjermanisë. Me inkuadrimin e bomberit të Dortmundit, faza ofensive e “Pancerave” mori tjetër vrull, dukej sikur ai karikonte ekipin.

fylkryg

Gjithsesi, ai nuk mund të shënonte apo ndihmonte organizatorët për të avancuar në fazën gjysmëfinale. Pas eliminimit të hidhur në kohën shtesë nuk ka munguar zhgënjimi në prononcimin para mediave të 31-vjeçarit: “Është e trishtueshme që gjithçka u mbyll në këtë mënyrë. Kishte një ndjenjë euforie dhe bashkimi në Gjermani.

Nuk ka krenari për momentin. Ka mbaruar dhe po bëhet më e vështirë ta kuptosh në çdo sekondë që kalon. Trajneri gjeti disa fjalë të mira, por në fund nuk i ndihmon aspak. Është e vështirë të përballesh me disfatën në këtë trajtë. Kjo do të marrë ende pak kohë për të kaluar si plagë”, përfundojë Fylkrug. Niklas gjeti rrugën e rrjetës në 2 raste në këtë “Euro 2024”, i ardhur nga stoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"