Sulmuesi i Partizani zbarkon në kryeqytet, sot pritet të kryejë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 9:41

Sulmuesi i Partizani zbarkon në kryeqytet, sot pritet të kryejë…

Me fitoren me përmbysje në miqësoren e djeshme kundër Shkëndijës, Partizani ka mbyllur zyrtarisht fazën përgatitore në qytetin e Pogradecit.

Bintsuka

Direkt pas betejës së djeshme, të kuqtë janë ngjitur në autobusin e klubit dhe kanë udhëtuar drejt Tiranës, ku edhe do të vijojnë përgatitjet për një javë në funksion të ndeshjeve kundër maltezëve në Marsaslok në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Kjo sfidë është planifikuar të enjten e 11 korrikut. Që nga dita e sotme skuadra do të zbarkojë në fushë, ku edhe do të nisë analizën e detajuar tekniko-taktike të kundërshtarit, por edhe të manovrës së vet. Gjendja fizike e skuadrës është optimale, teksa ka edhe lajme të mira.

Ditën e djeshme Arshonzh Bintsuka ka zbarkuar në Tiranë dhe sot pritet të kryejë seancën e parë stërvitore. Pavarësisht se nuk llogaritet për ndeshjen e parë me maltezët, kongolezi mund të ketë minuta në kthim dhe në turin e dytë në rast kualifikimi. Afrimi i fundit, Agim Zeka, nuk është ende në formën e duhur dhe do t’i duhet një punë voluminoze gjatë këtyre ditëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"