Sulmuesi i Vorës është i qartë, Eridon Qardaku: Mundim Apoloninë dhe sfidojmë Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2024 | 9:07

Sulmuesi i Vorës është i qartë, Eridon Qardaku: Mundim Apoloninë dhe sfidojmë Laçin

Vora i ruajti disa lojtarë titullarë për ndeshjen e nesërme kundër Apolonisë, e para e “play-off”-it për Superioren. Është një rrugë e vështirë për t’u ngjitur drejt elitës së futbollit shqiptar, por te Vora luan “kartat” e saj. Konkurrenca ishte e madhe në kampionat dhe tani duhen kaluar këto sfida për të realizuar objektivin. Vorës do t’i mjaftojë edhe barazimi kundër Apolonisë për të avancuar.

qardaku

QARDAKU – Një nga lojtarët kryesorë të Vorës, Eridon Qardaku, autor i 9 golave, e sheh me shumë optimizëm ndeshjen me Apoloninë. Për “Panorama Sport” ai shprehet: “Është një ndeshje delikate, ku të dyja skuadrat kanë shanset e tyre, por mendoj se do ta kalojmë me sukses Apoloninë. Jemi të favorizuar, e para se luhet në fushën tonë dhe e dyta se edhe barazimi na mjafton. Pavarësisht nga këto, do të luajmë për fitore dhe besoj se do t’ia dalim. Skuadra jonë mendon edhe për takimin tjetër, për fituesin e çiftit Flamurtari–Korabi.

Do ta kalojmë edhe atë provë me sukses. Do t’i shkojmë deri në fund, deri në përballjen me Laçin. Do të luajmë të gjitha shanset që të çojnë në Superiore. Kemi treguar se jemi ekip solid dhe meritonim ngjitjen direkt”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"