Tirana nuk fal, mposht në transfertë Flamurtarin, Partizani fundos Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2015 | 16:57

Tirana nuk fal, mposht në transfertë Flamurtarin, Partizani fundos Apoloninë

FLAMURTARI – TIRANA 1-2Flamurtari-Tirana 0-0. Portieri Frasheri grushton
GOLAT: Bregu 47′ Muça 02′ Bushiç 55′
Formacionet
FLAMURTARI:
 Lika, Arbri, Kuqi, Zeqaj,Kuqi, Maxhuni,Telushi, Llambro, Sina, Shehaj, Buval, Hoxha; Trajner: Erestino Ramela
TIRANA: E.Bakaj, Kërçiku, Curri, Muça, Ristevski, Taku, Bulku, Karabeci, Muzaka, Ndikumana, Bushiç; Trajner: Gugash Magani
GJYQTAR: Lorenc Jemini
DELEGAT: Denis Bestari
VËZHGUES: 
Arjan Mali

Pjesa e parë Një gol i shpejtë i Gentjan Muçës i dha avantazhin ekipit të Tiranës në përballjen e sotme ndaj Flamurtarit. Ndeshja nisi më bardheblutë përpara të cilët shpërblehen me gol që në minutën e 2-të. Goditje dënimi në krahun e djathtë. Një top i hedhur drejt zonës nga Karabeci shkakton rrëmuje mes futbollistëve dhe Gentjan Muça përfiton duke goditur me kokë dhe duke shënuar. 1-0 dhe Tirana e sheh veten shumë shpëjt në avantazh. Menjëherë pas golit të pësuar vlonjatët zgjohen dhe fillojnë të dalin përpara duke tentuar t’i afrohen golit të barazimit. Pavarësisht përpjekjeve, porta e Tiranës mbetet e paprekur. Një pjesë e parë me riteëm të lartë dhe agresive nga të dyja ekipet por që në fund të dyja ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e bardhebluve.

Pjesa e dytë Fraksioni i dytë i ndeshjes nis me një gol të shpejtë nga ana e Flamurtarit që barazon kështu rezultatin me anë të talentit, Bregu. Pavarësisht golit të pësuar, bardheblutë nuk stepen dhe vazhdojnë të sulmojnë sërish portën e vlonjatëve dhe nuk vonon shume edhe goli i avantazhit. Është Timoslav Bushiç në minutën e 55-të pasi merr një pasim nga Ndikumana dhe më pas realizon duke i dhënë sërish epërsinë bardhebluve. Pas avantazhit, skuadra e Maganit fiton më shumë qetësi dhe nis të administrojë lojën. Flamurtari nga ana tjetër përpiqet të barazojë rezultatin dhe ka një mundësi me Krujën por topi i goditur prej tij grushtohet nga portiere, Bakaj. Tirana gjithashtu edhe pse në avantazh vazhdon të sulmojë portën e vlonjatëve duke tentuar golin që do të vuloste takimin. Në fund gjithçka mbyllet me fitoren 2-1 të bardhebluve të cilët marrin një fitore të rëndësshme dhe ngjiten kështu në kuotën e 57 pikëve vetëm 4 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Kukësi.

 

apolonia - partizaniPARTIZANI – APOLONIA 1-0
GOLAT:
Raçiç 71′
Formacionet
PARTIZANI:
Hoxha, Ibrahimi, Rrahmani, Vrapi, Cuculi, Batha, Daja, Shabani, Nexhipi, Fazliu, Raçiç; Trajner: Shpëtim Duro
APOLONIA: Miço, Broshka, Nako, Kaja, Atanda, Fili, Adenkule, Rajkoviç, Hysenshahaj, Uzuni, Ribaj; Trajner: Artan Mërgjyshi
GJYQTAR: Andi Koci
DELEGAT:  
Besnik Çela
VËZHGUES:
Hiqmet Kuka

Pjesa e parë Një Apoloni e qetë dhe pa presion ka zhvilluar një pjesë të parë thuajse e barabartë ndaj Partizanit, ndeshje e luajtur në “Qemal Stafa” dhe e vlefshme për javën e 29-të të kategorisë superiore. Të kuqtë e Duros kanë pasur disa mundësi të mira me Raçiç për të kaluar në avantazh gjatë pjesës së parë por mbrojtja fierake ka qenë në një ditë të mirë. Me përpjekje nga të dyja skuadrat, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë 45 minutat e dyta të ndeshjes kishin më shumë histori. Të dyja ekipet luajnë lirshëm dhe ndeshja ka ritëm. Partizani është më agresiv në sulm dhe ka disa mundësi të mira me Raçiç dhe Vilën por nuk konkretizon. Nga ana tjetër Apolonia përpiqet që të zerë në befazi kryeqytetasit. Goli që zhbllokoi sfidën erdhi në minutën e 71-të për Partizanin dhe mban firmën e Stevan Raçiç. Sulmuesi serb shfrytëzon si duhet një gabim në mbrojtje dhe nuk fal duke shënuar golin e avantazhit për të kuqtë. Pas golit të shënuar Partizani fiton më shumë siguri në lojë dhe administron rezultatin deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Djemtë e Duros ngjiten në kuotën e 59 pikëve vetëm 2 pikë më pak se Kukësi që kryeson. Apolonia nga ana tjetëe është thuajse me një këmbë në kategorinë e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"