Taipi dhe Mintongo gëzojnë Partizanin, dy armë më shumë për Shehin ndaj gjeorgjianëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 13:25

Taipi dhe Mintongo gëzojnë Partizanin, dy armë më shumë për Shehin ndaj gjeorgjianëve

 Gjelbrim Taipi pësoi një dëmtim para ndeshjes së parë kundër Marsaslok dhe drejtuesit vendosën që të mos e federonin për sfidat më maltezët.

TAIPI DHE TAFAS

Gjatë kësaj kohe mesfushori ka zhvilluar terapi të njëpasnjëshme dhe dëmtimi duket drejt rikuperimit të plotë. Mesfushori nga Bujanovci pritet të rikthehet në listën e lojtarëve të gatshëm, si një vlerë e shtuar për trajnerin Shehi, në një kohë kur edhe Murataj është në dyshim.

Një tjetër lojtar, që mund të federohet është edhe afrimi i verës, Jozef Mintongo. Mesfushori po stërvitet me ekipin e parë dhe nëse Shehi e arsyeton si lojtar të vlefshëm, mund të shohim debutimin e të riut kamerunas. Sa i përket merkatos, për momentin gjithçka është pezull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"