Takaj zyrtarizon Shkodrën te Skënderbeu, korçarët kërkojnë Takun dhe Ditën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2017 | 11:03

Takaj zyrtarizon Shkodrën te Skënderbeu, korçarët kërkojnë Takun dhe Ditën

Presidenti Takaj, në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, konfirmoi afrimin e Donjet Shkodrës, si dhe sqaroi situatën e sulmuesit të Flamurtarit, Danilo Alvesh. Ndonëse braziliani është një “fiksim” i vjetër i presidentit të klubit korçar, ai pohoi se nuk mund të hyjë në bisedime, pasi është nën kontratë me vlonjatët.shkodra alvesh

Pyetjes se a janë në listën e afrimeve të Skënderbeut të ri, Donjet Shkodra dhe Danilo Alvesh, presidenti Takaj iu përgjigj kështu: “Danilo Alvesh, në dijeninë time, është futbollist i Flamurtarit. Pavarësisht se është një lojtar që unë e vlerësoj, nuk mund të hyj në bisedime me atë, sepse ka kontratë me vlonjatët.takaj

Ndërsa Donjet Shkodra është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Kemi rënë dakord për të qenë zyrtarisht lojtari i skuadrës sonë dhe shumë shpejt do t’u bëjmë të ditur edhe afrimet e tjera në ekip.

Afrim Taku dhe Bruno Dita

Afrim Taku dhe Bruno Dita bëjnë pjesë në planet e merkatos së Skënderbeut të sezonit të ri, lojtarë të cilët lakohen edhe te Partizani. Skënderbeu ishte një nga rivalët kryesor të Partizanit në kampionat, por dueli mes dy klubeve pritet të jetë i nxehtë edhe në merkato.Taku Tirana

Dy nga lojtarët që synojnë të kuqtë, Taku dhe Dita, bëjnë pjesë edhe në planet e skuadrës korçare. Futbollistët e mësipërm njihen mirë dhe pëlqehen nga trajneri Ilir Daja, i cili kërkon që t’i ketë nën urdhrat e tij te bradhekuqtë.bruno dita

Trajneri Daja mësohet se e ka takuar Takun edhe pas finales së Kupës, duke i shprehur dëshirën për ta pasur në ekip, por edhe për të pyetur për situatën e tij. Të dy ekipet marrin pjesë në Kupat e Europës dhe mbetet për të parë se oferta dhe projekti i cilës skuadër do të dalë triumfues në rastin e Takut dhe Ditës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"