Talenti i Interit kërkohet me ngulm nga De Zerbi, 30 milionë euro që janë thesar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 23:16

Talenti i Interit kërkohet me ngulm nga De Zerbi, 30 milionë euro që janë thesar

Shumë shpejt, Valentin Karboni pritet që të përshëndetet me Interin. Talenti 19-vjeçar është rikthyer në bazë pas huazimit te Monza, por tani është gati për t’u transferuar te Marseja. Roberto De Zerbi po bën gjithçka për ta pasur në ekip.

KARBONI

Interi kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë talentin, por Marseja ofron vetëm 30 milionë. Nga dita në ditë, distanca mes kërkesës dhe ofertës është duke u zbehur. Ka shumë optimizëm nga të dyja palët që përfundimi mund të jetë pozitiv.

Drejtuesit francezë duan që t’i dhurojnë trajnerit të tyre një lojtar, të cilin ai e dëshiron pafund. Në momentin që Karboni do të shitet për 30 milionë euro, atëherë Auzilio do të ketë në duar një “thesar” për të shpenzuar në repartet e tjera. Kabal i Veronës është një prej alternativave në mbrojtje dhe Gudmunson në sulm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"