Tani është zyrtare, ish-kapiteni i Elbasanit prezantohet te klubi që po mbledh emrat e njohur të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 17:04

Tani është zyrtare, ish-kapiteni i Elbasanit prezantohet te klubi që po mbledh emrat e njohur të Superiores

Abaz Karakaçi, mesfushori i cili ishte kapiteni i Elbasanit që siguroi kthimin ë Superiore, do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin kosovar. Ashtu si disa emra të tjerë të njohur të futbollit shqiptar si Silvio Zogaj e Jasmin Raboshta, edhe Karakaçi ka vendosur t’i bashkohet Lirisë së Prizrenit.

karakaci

Kjo e fundit kërkon që të kthehet menjëherë në elitë pas rënies në një edicion më parë dhe ka menduar të ndërtojë një ekip që të mos e vërë në diskutim këtë objektiv, duke afruar emra të sprovuar në kampionain shqiptar, me Karakaçin të fundit që i bashkohet kësaj liste.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e mesfushorit defensiv, Abaz Karakaçi.

Karakaçi, i lindur në Shkodër dhe i dalë nga akademia e KF Vllaznia, është një lojtar me përvojë të pasur në Superligën Shqiptare, duke luajtur për disa klube të njohura dhe duke u dalluar për aftësitë e tij në mbrojtje dhe zotërimin e topit. Me një lojë të fortë në mesfushë dhe mbrojtje, ai do të jetë një shtesë e vlefshme për skuadrën tonë”, shkruhej në njoftimin e Lirisë për futbollistin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"