Tanimë është lojtar i lirë, Keidi Bare i ofrohet klubit të La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 17:53

Tanimë është lojtar i lirë, Keidi Bare i ofrohet klubit të La Liga

Keidi Bare është që nga fillimi i korrikut një futbollist i lirë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, ndihmoi Espanjolin të kthehej në elitë nëpërmjet play-off e pastaj i dha lamtumirën klubit me të cilin nuk rinovoi kontratën.

bare

Tanimë, ai mund të kërkojë vetë klubin ku të vazhdojë karrierën dhe para tij ka disa opsione, si në Spanjë, ashtu edhe jashtë saj me skuadra të ndryshme të interesuara për mesfushorin, Vetë lojtari duket se i është ofruar një ekipi, pasi përfaqësuesit e tij kanë kontaktuar me drejtuesit e Las Palmas. Kjo e fundit  kërkon të përforcohet me lojtarë cilësorë për të ardhmen.

Megjithatë, mediat spanjolle theksojnë se për momentin, nënshkrimi me Baren nuk është prioriteti i këtij klubi, i cili kërkon të shohë tregun dhe të plotësojë repartet e tjera, para se të bëjë një ndërhyrje të tillë ne mesfushë. Gjithsesi, në Spanjë insistojnë se prioriteti i Bares mbetet futbolli spanjoll, pasi është i ambientuar me të dhe nuk do ta kishte të vështirë të përshtatej me çdo ekip në La Liga apo kategorinë e dytë.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"