Tashmë e konfirmuar, Partizani nuk do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës në “Air Albania” por në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 14:41

Tashmë e konfirmuar, Partizani nuk do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës në “Air Albania” por në…

Pas një faze intensive përgatitore dhe tri miqësoresh, Partizani mori dy ditë pushim për të relaksuar muskujt para startit të planit të ndeshjes me Marsaslok. Ditën e sotme skuadra do të mblidhet për të nisur sprintin final për betejën e 11 korrikut në orën 20:00.

ELBASAN ARENA

Sakaq, është vendosur edhe stadiumi i ndeshjes, që do të jetë “Elbasan Arena”. Siç “Panorama Sport” e paralajmëroi, plani do të ndryshojë, me klubin e kuq, që shpjegon arsyen. “Klubi zyrtarizon stadiumin ‘Elbasan Arena’ si impjantin që do të presë takimin Partizani-Marsaslok.

Ndryshimi i axhendës së kësaj përballje ka ardhur si pasojë e gjendjes shumë të rënduar të fushës së stadiumit ‘Air Albania'”, shkruan klubi i kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"