Tashmë është zyrtare, trajneri italian prezantohet te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 10:48

Tashmë është zyrtare, trajneri italian prezantohet te Flamurtari

Andrea Agostinelli është zyrtarisht trajner i Flamurtarit. Klubi vlonjat ka prezantuar italianin, bashkë me përgatitësin atletik Dario Ieva.-900-0-1721029838xandrea-agostinelli-dhe-sinan-idrizi-21367- vjeçari italian ka drejtuar më parë Partizanin dhe Skënderbeun në Shqipëri dhe do të provojë aventurën e tretë në vendin tonë.

Ai pritet të udhëtojë menjëherë sot me skuadrën drejt Pogradecit. Në qytetin liqenor kuqezinjtë do të qëndrojnë për 12 ditë, ku do të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore. Më pas ekipi do të kthehet në Vlorë, ku do të qëndrojnë rreth tri ditë, për t’u nisur më tej drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të vijojë në Strugë pjesën e dytë të fazës përgatitore.

Synimi i Agostinelit është ai i klubit vlonjat, rikthimi i Flamurtarit në elitën e futbollit shqiptar. Konkurrenca në Kategorinë e Parë është e madhe dhe për këtë asgjë nuk duket e lehtë për timonierin italian.

Njoftimi i Flamurtarit:

“Andrea Agostinelli  eshte zyrtarisht i trajner i  Flamurtari Football Club. Se bashku me trajnerin, ne rolin e pergatitesit atletik ekipit i bashkohet edhe Dario Ieva”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"