“Të gjithë duhet të kontribuojmë dhe të sakrifikojmë për Tomorin”, Gersi Arbëri vetofrohet për rimëkëmbjen e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 13:42

“Të gjithë duhet të kontribuojmë dhe të sakrifikojmë për Tomorin”, Gersi Arbëri vetofrohet për rimëkëmbjen e ekipit

Edhe kjo javë ka nisur e heshtur te Tomori. Asnjë lëvizje zyrtare, edhe pse interesi i sportdashësve është i lartë në lidhje me riorganizimin e Tomorit për sezonin e ri.

arberi gersi

“Panorama Sport” mëson se ka një interesim nga ish-futbollisti dhe trajneri beratas Gersi Arbëri, që është dhe një nga përfaqësuesit e dinastisë së njohur në futboll. Ai tregon për gazetën projekt-idenë për t’u vënë në shërbim të skuadrës së vendlindjes. Arbëri ofron gatishmërinë për t’i shërbyer Tomorit në këtë moment delikat. “Aktualisht jam në kontakte dhe në pritje të ofertave për të drejtuar një skuadër në Arabinë Saudite, por interes kam pasur edhe nga skuadra vendase të Kategorisë së Parë.

Kjo gjë nuk më pengon aspak që me eksperiencën e gjatë si futbollist, administrator dhe trajner i Tomorit, të vihem në dispozicion të plotë për t’i shërbyer skuadrës beratase. E kemi detyrimin profesional ndaj historisë së klubit dhe tifozerisë. Unë mendoj se futbolli beratas duhet reformuar që në themel dhe jam në pritje të takimit me kryebashkiakun Ervin Demo, për t’i prezantuar atij projektin e ringritjes së Tomorit. Të gjithë duhet të kontribuojmë dhe të sakrifikojmë për Tomorin. Unë i pari, jam i gatshëm për të hapur një faqe të re”, u shpreh trajneri Gersi Arbëri për “Panorama Sport”.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"