Të kuqtë e mbyllin me 10 vetë, Tedi Cara feston me anësorin/ Pikantet e sfidës Partizani-Oriku
“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Partizani-Oriku, e cila nuk u transmetua në televizion.
– Një ndeshje e “vdekur” sa i përket atmosferës, pasi në stadium nuk kishte më shumë se 50 spektatorë.
– Nuk kanë munguar as batutat nga të pranishmit e paktë në këtë ndeshje: “Mister Kolela, sei grande”, “Alban, kapitano, e tregove veten sot”.
– Kolela, sa herë shihte grintë te lojtarët e tij nuk reshte së përgëzuari, për më tepër kur bënin presing te kundërshtari.
– Pas shënimit të golit të parë, i cili erdhi pas një krosimi nga këndi i Carës, ky i fundit shkon edhe i jep dorën anësorit që ishte pranë tij në fundore. Më pas, kavajasi shkon ta festojë me shokët.
– Kolela tërbohet te zëvendësimet e Partizanit, pasi po vonoheshin shumë, ndërkohë që ai kërkonte të hynin në fushë sa më parë.
– Dy lojtarë të Partizanit e lanë fushën të dëmtuar, siç ishte rasti i Alfred Mensah. Nga ana tjetër, edhe Leart Zekolli lë fushën duke dalë me barelë nga loja në minutat e fundit të takimit dhe lënë skuadrën për pak çaste me 10 vetë për shkak se Kolela kishte konsumuar 5 zëvendësimet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"