“Të rinjtë, themeli për të ardhmen e Tomorit”, trajneri Droboniku: Kemi fituar disa elementë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 20:14

“Të rinjtë, themeli për të ardhmen e Tomorit”, trajneri Droboniku: Kemi fituar disa elementë

Heshtja është duke shoqëruar dështimin e skuadrës së Tomorit në sezonin e kaluar, ku në përfundim zbritën në Kategorinë e Dytë. Për momentin, si të vetmin ngushëllim në Berat ka të bëjë me kthimin e syve nga ekipet zinxhir, që mbyllën një sezon të suksesshëm, ku ekipet U-17 dhe U-19 të Tomorit janë ngjitur në Kategorinë e Parë.

Iken DOBRONIKU dhe zv.trajneri Lisjan Hadaj

Trajneri Iken Droboniku, që së bashku me kolegun e tij Lisjan Hadaj, për më shumë se dy muaj drejtuan paralelisht Tomorin në Kategorinë e Parë, si dhe ekipet e zinxhirit, në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” garantojnë se brezi i ri  U – 19 e U – 17, në ndryshim nga tekniku paraardhës që kishte një garanton një të ardhme të sigurt në futbollin beratas. “Në periudhën që kam drejtuar Tomorin së bashku me kolegun Hadaj, kemi vlerësuar maksimalisht punën me elementin e ri vendas dhe të perspektivës. Jam i bindur, se me mbështetjen tonë, kemi fituar disa elementë me të ardhme.

Çelësi i suksesit në këtë drejtim ka qenë stërvitja me ekipin e parë, si dhe koha e mjaftueshme që ju dhamë atyre në aktivizimin gradual. Me futbollistë të tillë si Kule, B.Mesiti, F.Mesiti, Buda, Hamzai, Lajthia, Hadaj, Bazaj, Toska, Shahollari, Nazëraj, Mali, Nano, Dërrasa, Gjata, Zoga, Pajo, Vrioni, të cilët spikatën në kampionatin e moshave. Më e rëndësishmja lidhet me faktin se futbolli beratas me këta elementë dhe kontigjentin që mbylli sezonin e kaluar, sigurojnë të ardhmen e Tomorit, që tani i ngjason ndërtimit të një shtëpie të re, por me themele të garantuara”, u shpreh trajneri Droboniku.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"