Te Vllaznia janë të bindur: Islandezët ankohen për sigurinë se kanë frikë… temperaturat në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 21:17

Te Vllaznia janë të bindur: Islandezët ankohen për sigurinë se kanë frikë… temperaturat në Shkodër

Vllaznia ka rezultuar ekip shumë më i fortë se sa kishin menduar islandezët. Kështu edhe për shkak të  temperaturave të larta që i presin në ndeshjen e kthimit, mbase islandezët po mundohen me makinacionet tyre për ta devijuar zhvillimin e sfidës së kthimit në Shkodër.

brdaric

Kjo lidhet me ankesat e klubit të Valuarit, duke amplifikuar kauzën e tyre se pas incidenteve të ndodhur në ndeshjen e parë, ata ndihen në rrezik për jetën në Shkodër.

Nëse ndeshja e parë u zhvillua në një temperaturë 12 gradë celsius, më 18 korrik islandezët rrezikojnë “të shkrijnë” në Shkodër, ku gjatë orarit të takimit pritet që termometri të tregojë 33 gradë celsius.

Sipas kuqebluve, zhurma e krijuar nga klubi i Valurit ka të bëjë më shumë me ndryshimin e axhendës së takimit, në mënyrë që UEFA të zgjedhë një fushë asnjanëse, ku ata pretendojnë që edhe klima të mos jetë në disfavor të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"