Telashe për tifozët e Partizanit, ngecën katër ditë në Maltë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 12:51

Telashe për tifozët e Partizanit, ngecën katër ditë në Maltë

Tifozët e Partizanit do të duhej të ishin duke u përgatitur për transfertën gjeorgjiane, por me siguri sot do të jenë nëpër shtëpitë e tyre duke pushuar, pas një transferte malteze, që zgjati jo pak, por katër ditë.

partizani

Duket e pabesueshme, por fluturimi i avionit të tifozëve të kuq nga Malta drejt Shqipërisë është shtyrë me tri ditë. Ata duhej të ishin nisur direkt pas ndeshjes së të enjtes së kaluar, por vetëm mbrëmjen e djeshme kjo është realizuar për shkak të probleme me fluturimet në aeroportin maltez.

Qindra tifozë janë detyruar të zgjasin qëndrimin e tyre në ishull në një udhëtim, që pritej të ishte ndër transfertat më të lehta. Duhet thënë se në Maltë ndodheshin afro 300 tifozë të Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"