Temperatura deri në 38 °C! Rikthehen sërish ditët e nxehta në vend, ja si parashikohet moti këtë fundjavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 9:06

Temperatura deri në 38 °C! Rikthehen sërish ditët e nxehta në vend, ja si parashikohet moti këtë fundjavë

Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta, për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qendrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.

moti

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.

Sa i përket temperaturave, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë Celcius në pjesën qendrore të vendit, kryesisht në Berat, Elbasan dhe Fier.

449609930_889553753169341_8565190446455798454_n

449613119_889553796502670_927790840750222485_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"