TENIS/ Rafael Nadal mungon në turneun e Australian Open: Nuk jam gati për 5 sete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 17:27

TENIS/ Rafael Nadal mungon në turneun e Australian Open: Nuk jam gati për 5 sete

Tashmë është zyrtare, Rafael Nadal nuk do të luajë në turneun “Australian Open”, që është edhe eventi i parë madhor për vitin 2024. Ka qenë vetë kampioni spanjoll, i cili u rikthye në fushë disa ditë më parë në Brisban për turneun ATP 250, rikthim që vinte pas një viti pauze. Nadal njoftoi kështu dje tërheqjen nga grand slami i parë i vitit përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa konfirmon se ende nuk e ka lanë pas kalvarin e dëmtimeve:

nadal

“Gjatë ndeshjes sime të fundit në Brisban pata një problem të vogël me një muskul, i cili siç e dini me shqetësoi. Sapo arrita në Melburn bëra rezonancën magnetike, e cila tregoi sa kam një mikro-tërheqje muskulore. Por lajmi i mirë është që dëmtimi nuk është në të njëjtën pjesë me problemin që kam pasur në të kaluarën. Në këtë moment unë nuk jam gati për të përballuar ndeshje me 5 sete, kështu që do të kthehem në Spanjë për tu konsultuar me mjekun tim, për tu kuruar dhe për të pushuar”, shprehet 22- herë fituese i eventeve grand slam, teksa më tej në mesazhin e tij vijon:

“Kam punuar shumë gjatë vitit për këtë rikthim dhe siç e kam thënë gjithmonë, qëllimi im është të arrij nivelin tim më të mirë në 3 muaj. Përveç pjesës së trishtimit për mua që nuk mundem luaj përpara publikut fantastike në Melburn, nuk është një lajm shumë i keq dhe për tu shqetësuar, pasi të gjithë mbetemi optimistë për ecurinë e sezonit.

Doja shumë të luaja këtu në Australi dhe pata mundësinë të luaja disa ndeshje që më bënë shumë të lumtur dhe pozitiv. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe shihemi së shpejti”, shkruan 37-vjeçari në postimin e bërë në rrjetet sociale. Kujtojmë se “Australian Open” do të mbahen në Melburn nga data 14 deri më 28 janar, ndërsa Rafael Nadal është dy herë fitues i këtij turneu, teksa ka triumfuar në vitin 2009 dhe në vitin 2022.

ARTIN LLESHAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"