Tentoi të fuste flakadanë e kapsollë në ndeshjen Partizani-Kukësi, tifozi procedohet nga policia
Një 41-vjeçar është proceduar penalisht nga policia pasi ka transportuar me fugonin e tifozëve disa kapsolla plasëse me qëllim për t’i futur në stadium gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi.
Policia bën me dije se gjatë kontrolleve në fugonin e tij janë gjetur një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Tashmë materialet në lidhje me këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Transportoi lëndë piroteknike (kapsolla plasëse), me fugonin e tifozëve, me qëllim për ti futur në stadium, gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Tiranë.
Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara për mbarëvajtjen e ndeshjes Partizani-Kukësi, ky shtetas, është konstatuar duke transportuar tifozët e Kukësit, me një automjet tip fugon, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"