Test me aromë Superioreje, Vora e trajnerit Bellai mat sot forcat me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 11:25

Test me aromë Superioreje, Vora e trajnerit Bellai mat sot forcat me Dinamon

Vora prej javësh ka nisur zbatimin e një projekti ambicioz, ku presidenca e klubit ka vënë si objektiv ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Padyshim që do të ishte një arritje historike për Vorën, nëse e finalizojnë me sukses ngjitjen në Superiore.

vora stervitje

Fillimisht puna nisi me emërimin e trajnerit Arian Bellai dhe më pas me afrimin e disa lojtarëve, që mendohet se do të jenë duhurit për objektivin. Sot është momenti që Vora e sezonit 2024-2025 të provojë forcën e saj në një ndeshje miqësore. Kundërshtari është i Superiores, pikërisht Dinamo.

Takimi do të luhet sot në kompleksin e Dinamos në Arbanë, në orën 18:30. Griseld Lika, Segerso Geci, Evans Aneni, Manfredas Ruzgis dhe Dajan Shehi janë përforcimet e kryera deri tani nga vorakët, por në vijim priten të tjera goditje në merkaton e verës.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"