Testi i fundit para Europës, Partizani sfidon sot Shkëndijën në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 11:30

Testi i fundit para Europës, Partizani sfidon sot Shkëndijën në miqësore

Partizani pritet të mbyllë sot zyrtarisht fazën përgatitore me “provën gjenerale” për ndeshjen e 11 korrikut kundër maltezëve të Marsakslok.

PARTIZANI

Në orën 17:00 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit përballë do të jetë Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë kanë mbërritur prej dy ditësh në qytetin buzë Ohrit për të mbyllur edhe këto pak ditë nga faza përgatitore.

Të kuqtë deri më tani kanë zhvilluar dy miqësore, ku janë mposhtur me shifra minimale nga Struga dhe kanë barazuar pa gola me Llapin para pak ditësh. Pavarësisht se fitorja mungon, ekipi ka pësuar rritje në lojë.

Sot do të kërkohet triumfi me këmbëngulje, me qëllim për të shkuar me moralin e duhur në ndeshjen kundër maltezëve, e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës. Edhe ky test nuk pritet të transmetohet në televizion apo rrjete sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"