Testi i parë miqësor, Vora surprizon Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 21:20

Testi i parë miqësor, Vora surprizon Dinamon

U zhvillua ditën e sotme prej orës 18:30, në kompleksin e Dinamos në Arbanë miqësorja mes bluve të Dritan Mehmetit dhe Vorës. Ky test u fitua nga skuadra vorake me rezultatin 0-1. 

vora stervitje

Autori i golit që vendosi këtë duel ishte Narezzi. 20-vjeçari është në provë te skuadra e Bellait, teksa së fundmi ishte pjesë e Erzenit.  

Edhe pse përballë kishte Dinamon, që këtë sezon militon në Superiore, skuadra e Vorës, arriti të tregonte forcë karakteri në këtë miqësore, ku në fund edhe triumfoi.  

Griseld Lika, Segerso Geci, Evans Aneni, Manfredas Ruzgis dhe Dajan Shehi janë përforcimet e kryera deri tani nga vorakët, por në vijim priten të tjera goditje në merkaton e verës. 

Objektivat e të dyja skuadrave në këtë edicion të ri futbollistik pritet të jenë madhore, si tek Dinamo ashtu edhe te Vora.  


View this post on Instagram

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"