Testi i parë në Pukë, Teuta mundet nga Vllaznia U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 19:02

Testi i parë në Pukë, Teuta mundet nga Vllaznia U-21

Skuadra e Teutës vazhdon përgatitjet e saj për këtë sezon në Kategorinë Superiore. Nën drejtimin e Edi Martini, blutë vazhdojnë stërvitjet, por edhe ndeshjet miqësore, për të ndërtuar sa më parë një grup të denjë, për t’u kthyer pa shumë probleme në protagonistë.

teutateuta

 

Pas 23 ditësh përgatitje mes Durrësit dhe Pukës, dje blutë janë ndeshur me Vllazninë U-21, të cilët kanë nisur edhe ata përgatitjet për sezonin e ri. Ekipi blu është mundur me shifrat 2-3, në një ndeshje që nisi me gola të shpejtë. Dylaj shënoi golin e avantazhit për Vllazninë në minutën e 8-të, por vetëm 11 minuta më vonë ishte Halili, i cili dyfishoi për miqtë. Pjesa e parë kishte ende gola Torraj shënoi në të 30-ën, ndërsa Dylaj vulosi pjesën e parë në 1-3, në të dytën ishte Kalaj ai që shënoi për Teutën, por nuk mjaftoi.

PJESA E PARË – Teuta u shfaq dominuese në fushë dhe prej fillimit kërkonte portën kundërshtare, duke preferuar lojën me presing të lartë në zonën kundërshtare. Ndryshimi erdhi në minutën e 8-të. Ishte Dylaj që merr një top nga goditja e këndit dhe brenda zonës godet dhe shënon 0-1. Në minutën e 18-të Halili shmanget bukur nga e djathta futet drejt qendrës dhe godet fuqishëm, duke ndalur topin në rrjetë, 0-2. Në minutën e 30-të, një topi i gjatë nga mesfusha nxjerr Torrajn përballë portierit, ku sulmuesi, pasi i kaloni topin sipër shënon golin e parë për Teutën. S’ndalen këtu sulmet e Teutës. Në të 34-ën minutën, Lloci kombinon bukur me Peposhin në qendër, ky i fundit jep një asit prefekt në zonë ku nxjerr Arifin përballë portierit, i cili godet pa rezultat. Minuta e 38-të. Në një goditje dënimi, topi shkon në zonë aty ndodhet Dylaj, i cili me kokë shënon për 1-3 dhe mbyll pjesën e parë.

ddddddsfdsf

PJESA E DYTË – Në fillim të pjesës së dytë trajneri Martini në fushë nxori komplet 11 futbollistë të tjerë dhe ndryshimi në lojë u vu re, pasi dhe lojtarët e Vllaznisë bënë mjaft mirë detyrat mbrojtëse. Rezultati ndryshoi në minutën e 48-të. Kalaj, pasi merr një kros nga Peposhi godet mjeshtërisht me kokë dhe shënon golin e 2-3. Ishte Demircani që kishte mundësi për të shënuar, por portieri i përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Teuta vijoi të sulmojë edhe në pjesën e dytë, ndërsa humbi disa raste të mira shënimi.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"