Testi me Kalithean, vendimtar për lojtarët në provë te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 11:12

Testi me Kalithean, vendimtar për lojtarët në provë te Skënderbeu

Skënderbeu ka prezantuar zyrtarisht dy afrimet e para në merkaton e verës, proces që mbetet i hapur. Bëhet fjalë për sulmuesin ganez, Bismark Çarles, si dhe mbrojtësin kolumbian, Luço Vaskez.retyTë dy lojtarë, prej disa ditësh janë bashkuar me ekipin dhe po ingranohen në manovrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Krahas tyre, korçarët kanë arritur akordin, madje edhe kanë zyrtarizuar marrëveshjen, me Krasniqin dhe Grezdën. Ata pritet të konfirmohen në ditët në vijim, ashtu siç do të bëhet edhe me portierin Rroku, që vjen nga Kukësi. Përtej këtyre afrimeve, duket se merkatoja e korçarëve ende nuk është mbyllur.

Në dalje pritet të finalizohet e ardhmja e Randi Dumfur, lojtar që ende nuk është kthyer te Skënderbeu dhe që me shumë mundësi do të transferohet në Kazakistan. Përveç Randit, merkatoja në dalje vijon të jetë “e nxehtë” dhe aktive për xhevahiret e tjerë që korçarët kanë nën kontratë. Bëhet fjalë për Liçon, Rashicën dhe Nikajn. Për të tre lojtarët nuk kanë munguar interesimet, por ende nuk ka mbërritur oferta që kënaq kërkesat e klubit. Nga ana tjetër, drejtuesit dhe të deleguarit e merkatos duket se kanë pikasur lojtarët që do të afrohen në rast të largimit të ndonjërit prej tyre. Në kushte të tilla duket se në Korçë gjithçka është e mirëmenduar dhe asgjë nuk i është lënë rastësisë. Pritet që edhe 3 lojtarë të tjerë, në bazë të kërkesave të trajnerit Gvzodenoviç, të bashkohen me ekipin gjatë merkatos duke kompletuar kështu Skënderbeun në pjesën më të madhe të grupit.

TESTI- Veç afrimeve zyrtare dhe atyre që janë konfirmuar nga klubi në skuadrën korçare janë edhe disa futbollistë në provë, siç është rasti i Rustës, Çuçkës dhe lojtarëve të tjerë që për momentin po testohen nga stafi teknik. Pritet që takimi i parë miqësor, që do të luhet sot në Ptolemaidha përballë Kalitheas, të tregojë më shumë rreth pozicionit të tyre dhe mundësisë për të qenë pjesë e Skënderbeut në vijim. Me këtë test Gvozdenoviç do të dalë në konkluzionin final për lojtarët që janë në provë. Një tjetër sulmuesi i bashkohet në provë Skënderbeut për të synuar një fanellë për sezonin e ri. Bëhet fjalë për Leo Ballhysën, sulmuesin 20-vjeçar që prej disa ditësh po stërvitet në Korçë me grupin. Pritet që pas periudhës së provës, Gvozdenoviç të vendosë nëse Ballhysa do të jetë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri, apo do të shkëpusë bashkëpunimin pa filluar mirë.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"