Tetova gati planin për Championsin, Egnatia “tremb” edhe me… stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 14:15

Tetova gati planin për Championsin, Egnatia “tremb” edhe me… stolin

Egnatia nuk e ndal ritmin dhe vijon me intensitet përgatitjet në vigjilje të duelit për raundin e parë eliminator në Champions League.egnatiaRrogozhinasit janë zhvendosur në stadiumin e Luzit për të zhvilluar seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edlir Tetova. Tekniku durrsak i ka dhënë fokus ditët e fundit aspektit taktik, pasi rivali Borac Banja Luka është një ekip i fortë fizikisht. Gjatë fundjavës Tetova ka qartësuar idetë e tij sa i takon skuadrës që do të hedhë nga minuta e parë në transfertën e 10 korrikut kundër kampionëve boshnjakë.

RRESHTIMI – Për të pasur ekuilibër dhe për të mos rrezikuar në takimin e parë, bardhejeshilët do të luajnë me modulin 3-5-1-1. Në portë pritet i zakonshmi Alen Sherri, i cili ka rezultuar një nga pikat më të forta të ekipit për dy sezone me radhë. Në mbrojtje Dylis, Alijev dhe Xhemajli do të mundohen të asgjësojnë sulmet e kundërshtarëve, ndërkohë nga krahët më të avancuar do të rreshtohen Fangaj dhe Ndreca. Në mesfushë Aleksi do të luajë si regjisor, ndërkohë nga krahët do të aktivizohen Zejnullai në të djathtë dhe Ibrahimoglu në të majtë. Në sulm Redi Kasa do të vihet pas sulmuesit të vetëm Somail Bakajoko. 22- vjeçari do të luajë takimin e parë zyrtar me ekipin rrogozhinas, ku do të mundohet të lërë gjurmë. Ai ka spikatur me cilësitë e tij në takimet miqësore në Slloveni.

STOL LUKSI – Në stol të gatshëm për t’i dhënë një ndihmë ekipit rrogozhinas janë Lushkja, Spahiu, Gjata, Ahmetaj apo Malota, që falë eksperiencës mbi supe mbetet një vlerë, pavarësisht nëse luan apo jo titullar. Lezhjani po mundohet të lërë pas shqetësimet e sezonit të fundit, ku iu desh të sakrifikonte për të ngritur në cilësinë e kapitenit titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Malota nuk ia del të jetë titullar dhe në këto kushte Alen Sherri do të jetë kapiteni i Egnatias në takimin e parë në Champions kundër Borac. Lajmi i mirë për kampionët e Shqipërisë është fakti se të gjithë lojtarët gëzojmë një formë të mirë fizike, të gatshëm për të kontribuar për interesat e klubit në takimin e parë në arenën europiane.rdgfh

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"