Tetova me “dhimbje koke”, Bakajoko mungon sërish me Vikingurin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 20:20

Tetova me “dhimbje koke”, Bakajoko mungon sërish me Vikingurin

Kampionët e Shqipërisë do të mundohen që të enjten në “Loro Boriçi” të ruajnë avantazhin 0- 1 të ndeshjes së parë në Reikjavik. Për Egnatian do të mungojë sërish sulmuesi Somaile Bakajoko, i cili është i dëmtuar prej 10 korrikut, kur pësoi një frakturë në ndeshjen e parë me Borac në Bosnjë.

bakajoko

Lojtari 22- vjeçar nga Bregu i Fildishtë pritet të fillojë stërvitjen më 3 gusht, pas takimit të kthimit me Vikingurin në Shkodër. Ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Tetova më pas, nëse Egnatia do të kalojë në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Rikthehet për ndeshjen e radhës Arbin Zejnullai, i cili përfundon pezullimin dhe natyrisht do të jetë një plus i madh për rrogozhinasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"