Teuta e ka boshtin, tani durrsakët duan “ekspertë” për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 15:05

Teuta e ka boshtin, tani durrsakët duan “ekspertë” për Europën

Në Durrës po mendojnë për sezonin e ri, ku natyrisht do të ketë ndryshime në skuadër për ta bërë atë kompetitive. Mund të ketë largime të tjera lojtarësh, pas Qaqit, Faust dhe Filit, të cilët u kanë dhënë lamtumirën “Djemve të detit”.

P.Pashollari

P.Pashollari

Nga sa është lënë të kuptohet, Teuta sezonin e ardhshëm do të synojë të paktën pjesëmarrjen në kupat e Europës, çka do të thotë se në skuadër duhen afruar lojtarë me më shumë kualitet. Drejtuesit po shohin me kujdes për mbylljen e marrëveshjes me ndonjë lojtar tjetër që nuk ka bindur sezonin e fundit.

Klubi, në bashkëpunim me trajnerin Edi Martini, kanë përzgjedhur lojtarët që pritet të përbëjnë ekipin për sezonin e ri, por do të ketë edhe përforcime. Janë disa lojtarë, të cilëve u ka përfunduar kontrata deh ata do të ulen “kokë më kokë” me drejtuesit e klubit për të diskutuar rinovimin. Bëhet fjalë për ata futbollistë që trajneri Martini i ka në planet e veta. Gjatë javës pritet të ketë lëvizje konkrete në Durrës, ndonjë afrim surprizë.

KOMPLETIMI – Teuta deri në fillim të korrikut do të jetë e plotësuar, me lojtarë që do t’i bashkohen boshtit të përbërë nga emra si, Vata, Jazxhi Beqja Gjini Peposhi, Lloci, Daci e ndonjë tjetër. Ata që do të vijnë mendohet të jenë lojtarë kalibri, që do t’i jepnin Teutës profilin e një skuadre pretendente.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"