Teuta, “fotokopje” e një sezoni më parë me pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2024 | 14:45

Teuta, “fotokopje” e një sezoni më parë me pikët

Viti 2024 ka qenë një sezon mes oshilacioneve për Teutën. Në 36 javë të luajtura mori 50 pikë. Blutë në 2024-ën e mbyllën të gjashtit në renditje.

teuta

Teuta veç se arriti të shpëtojë nga ndeshja shtesë në javën e fundit humbi mundësinë të shkonte në Europë. Ekipi i Teutës ka të njëjtën kuotë pikësh si në kampionatin e shkuar, ku dhe atë sezon e mbylli me 50 pikë dhe humbi mundësinë për të shkruar në Europë. E pabesueshme, por e vërtetë. Teuta ka humbur mundësinë për të shkruar në këto dy vite vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit.

MERKATO – Teuta sezonin e shkuar nuk ia doli të ishte pretendente për vendet e kreut, duke qenë larg zonës europiane. Tanimë në Durrës kërkojnë një sezon si protagonistë, duke afruar elementë të rinj në merkato. Dy largime ka pësuar skuadra këtë sezon, ndërsa pritet më kuriozitet çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër të lojtarëve nëse do të qëndrojnë ose do largohen. Burime pranë klubit bëjnë me dije për gazetën se s’do të jenë vetëm lojtarët e rinj afrimet, pasi deri në krijimin përfundimtar të grupit, do të ketë të tjera përforcime. Në orët në vijim do të mësohet edhe afrimi të tjerë, teksa pritet me interes se çfarë lojtarësh do të veshin fanellën blu.

Drejtuesit presin të arrijnë akord me lojtarët, e më pas të zbulojnë emrat, pasi u druhen edhe ndonjë ndërhyrjeje nga klubet e tjera. Fakti që Teuta s’luan në Europë dhe përgatitjet do nisin me kohë të plotë i jep njëfarë luksi klubit dhe trajnerit Martini që të mos nxitohen dhe të shohim mirë lojtarët që do të afrojnë. Koha do të tregojë se çfarë lojtarësh do t’i bashkohen skuadrës këtë verë.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"