Teuta gjen pasuesin e Stivi Frashërit, gati të prezantojë ish-portierin e Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2021 | 14:37

Teuta gjen pasuesin e Stivi Frashërit, gati të prezantojë ish-portierin e Bylisit

Portieri vlonjat që mbylli sezonin me Bylisin në Kategorinë Superiore, Pano Qirko, pritet që sot të prezantohet zyrtarisht te Teuta.

Qirko

Ai do të bëjë takimin e fundit me presidencën ballshiote, stafin dhe shokët në ekipit, e më pas do të udhëtojë drejt Durrësit, ku edhe e pret prezantimi me skuadrën e re, Teutën, që është e katërta për të në Superiore pas Flamurtarit, Tiranës dhe së fundmi Bylisit.

Pas një sezoni në Ballsh si titullar, Qirkos iu ble kartoni nga Teuta.

Klubet nuk kanë dashur të bëjnë publike shumën e transferimit, ndërkohë që pas largimit të Stivi Frashërit, me shumë mundësi vlonjati do të jetë portieri titullar i kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

Aktualisht “djemtë e detit” kanë në dispozicion edhe maqedonasin Bobi Celeski, por gjithashtu portierin e ardhur nga të rinjtë, Endri Dema.

E.SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"