Teuta konfirmon axhendën, pritet rinovimi me disa titullarë të sezonit të kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 17:30

Teuta konfirmon axhendën, pritet rinovimi me disa titullarë të sezonit të kaluar

Teuta do të nisë një sezon të ri dhe me disa ndryshime. Drejtuesit vendosën të rikonfirmojnë një trajneri me shumë përvojë ku në stol bëri shumë mirë. Ai është Edi Martini, i cili ka marra përsipër përgjegjësinë për të ndërtuar një skuadër konkurruese, por jo vetëm.

teuta

Qëllimi nuk është thjesht pjesëmarrja në Kupat e Europës, por edhe evidentimi i futbollistëve cilësorë që mund të sjellin të ardhura të rëndësishme në arkën e klubit. U vendos që të firmosej divorci me të shkuarën dhe e shkuara ishin Qaqi, Fili e Faust, ndërkohë që pritet të afrohen disa futbollistë të rinj për të cilët do të këtë një pritshmëria të madhe.

Të gjithë janë lojtarë me moshë të re të cilëve do t’u ofrohet mundësia për të treguar vlerat që disponojnë. Mësohet gjithashtu se Teuta është në kërkim të disa lojtarëve në role te ndryshme të cilët të kenë marrëdhënie të ngushtë atë çka kërkohet në fushë. Po synohen që lojtarët të zgjidhen me kujdes, drejtuesit së bashku me trajnerin po vijojnë punën për të plotësuar skuadrën në kuadër të sezonit të ri.

“Djemtë e Detit” do të vijojnë stërvitjen në Durrës vetëm pas 21 ditësh. Tashmë është zgjedhur që faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Durrës nga data 1 korrik deri me 12-13 korrik, e me pas do të udhëtojnë diku tjetër ku kushtet atmosferike janë më të freskëta se në shtëpi. Teuta ka në plan rinovimin me disa lojtarë të sezonit të fundit. “Panorama Sport” mëson disa nga futbollistët kryesorë, ta cilësohen si shtylla e ekipit, do t’u ofrohet bashkëpunimi. Klubi ka për qëllim vendosjen e themeleve dhe përgjatë kësaj kohe.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"