Teuta mendon për të ardhmen, “blindon” talentin Kapllani
Pas afrimit të sulmuesit ganez Sasid Abdul Khalid, Teuta ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në prag të sezonit të ri. Klubi durrsak ka kthyer sytë nga akademia, teksa i ka ofruar kontratë profesionale, sulmuesit të talentuar Dejvid Kapllani.
18-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit të parë, pas paraqitjeve mjaft të mira te skuadra e moshave, duke u shpallur edhe golashënues. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, teksa shkruan:
NJOFTIMI I KLUBIT:
Teuta kthen sytë nga akademia, Dejvid Kapllani nënshkruan kontratë me skuadrën e parë. Kapllani gjatë kampionatit 2018/19 u vëzhgua dhe nga trajneri, Bledi Shkëmbi, i cili vërejti talentin e tij dhe vendosi që Sulmesi të jetë me kontratë profesionale tek Teuta. Avancimi dhe zhvillimi i të rinjve është mision dhe strategji që jemi duke ndjekur si skuadër ku më së shumti po ju japim hapësirë talentëve të rinjë.
Dejvid Kapllani ka nënshkruar kontratë profesionale me Teutën. Talenti durrsak inkuadrohet në ekipin e parë pas disa edicioneve të kaluara tek moshat U17 dhe U19 me të cilët është u shpallur dhe golashënues në sezonin 2017/2108 me 24 gola
Dejvid Kapllani, 18 vjeç, i lindur më 3.06.2001,i gjatë 1,85 cm. Sulmesi karrierën e ka nisur tek “Akademia e Futbollit Teuta”, pjesë e së cilës ishte deri një sezone më pare. Pas dy edicioneve tek TeutaU19 ku pati paraqitje shumë të mira, klubi ka vendosur që me Dejvid Kapllani të nënshkruaj kontratë profesionale.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"