Teuta merr sulmuesin e Shpresave, e sjell agjenti i Brojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 19:48

Teuta merr sulmuesin e Shpresave, e sjell agjenti i Brojës

Sulmuesi 19-vjeçar, Renaldo Torraj, është afrimi më i ri i Teutës. “KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se Sulmesi i majtë, Renaldo Torraj, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

450512192_1534771650809507_5527332103918408620_n

Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 19 vjeçar, i cili vjen te Teuta vjen pas eksperiencës pozitive me ekipin e Bërnlei U-21, ndërsa ka luajtur edhe me Tottenham U-18. Torraj njëkohësisht është edhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21”, citohej në njoftimin e klubit durrsak.

“Panorama Sport” mëson se 19-vjeçari ka ardhur në Durrës në saj të bashkëpunimit të drejtuesve të Teutës me kompaninë menaxheriale që ka të drejtat edhe të sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"