Teuta nis me spastrimet, zyrtarizohen 3 largimet e para
Teuta e ka nisur merkaton e verës me largime, teksa ditën e sotme ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me 3 futbollistë. Bëhet fjalë për Aleksander Kuron, Denis Pjeshkën dhe Iran Zhunior Golnçalves.
Kuro ishte një nga lojtarët që trajneri Martini e përdrodi në disa ndeshje gjatë kampionatit, por në fund palët nuk arritën një marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Nga ana tjetër ndryshe ishte situata për Pjeshkën dhe Gonçlaves, të cilët nuk kishin shumë minuta.
POSTIMI I KLUBIT:
KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mbrojtësin anësor Aleksander Kours, i cili nga sot nuk është më pjesë Teutës. Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen. KF Teuta falenderon Aleksander Kours, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanelën blu. Kuros meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim.
Faleminderit Kampionë!
KF Teuta falenderon Denis Pjeshkën, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanelën blu. Pjeshka meritonë një vend në histori për gjithçka ka dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim.
Faleminderit Kampionë!
KF Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Iran Gonçalves . Baraziljani ka ndërprerë sot marrëveshjen me Teutën. Klubi falënderon Iran Gonçalves për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"