Teuta “pazar” te Kukësi, kampionët e Shqipërisë afrojnë dy lojtarë nga verilindorët
Teuta ka filluar të lëvizë menjëherë në merkato pas ardhjes në pankinë të trajnerit të ri, Renato Arapit duke afruar dy lojtarë nga skuadra e Kukësit, Klejdi Daci dhe Ergys Peposhi.
Daci nuk ka pasur minuta teksa me afrimin e madh të merkatos, Vasil Shkurtaj me shumë gjasa nuk do të kishte minuta as në pjesën e dytë të sezonit.
Peposhi është një lojtar polivalent teksa nga një sulmues i krahut, ai nga trajneri Longo u aktivizua edhe si mbrojtës krahu, por duket se te verilindorët nuk do të kishte më minutazh duke parë afrimin e Mustës dhe e Gligorovit.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë nuk po përjetojnë një moment të mirë teksa për të dytën herë shkarkuan Edi Martinin dhe në krye të skuadrës emërohet sërish Renato Arapi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"