Postuar: Shkurt 1, 2013 | 9:39
Teuta rikthen durrsakun Bledar Hodo
Ashtu siç kishte premtuar, presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ka bërë goditjen e radhës, teksa ka afruar mesfushorin Bledar Hodo në limitet e merkatos. Lajmin në fjalë e ka bërë të ditur vetë numri një i presidencës durrsake, i cili ka pohuar se me afrimin e mesfushorit është mbyllur edhe merkato për Teutën. Presidenti kishte deklaruar se do të sillte në Durrës një mesfushor dhe operacioni u finalizua me ardhjen e Hodos.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"