Teuta ruan grupin, mjaft me oshilacione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 16:57

Teuta ruan grupin, mjaft me oshilacione

Pushimet e Teutës kanë përfunduar dhe sot ekipi zbret në fushë për të nisur përgatitjet e sezonit të ardhshëm. Nga grupi i sezonit të kaluar janë larguar vetëm 3 futbollistë, ndërsa afrime deri tani nuk ka pasur asnjë. Ndoshta që sot do të ketë ndonjë surprizë, ndërsa trajneri Edi Martini shpreson ta ketë ekipin të plotë sa më parë.

teuta

Synimi i durrsakëve për sezonin e ardhshëm është renditja në 4 vendet e para dhe kuptohet që për t’ia arritur qëllimit duhen afrime cilësore. Deri në mes të korrikut Teuta do të stërvitet në Durrës, më pas është planifikuar që ekipi të zhvendoset në një qytet me klimë më të freskët, ku do të grumbullohet për 17 ditë. Durrsakët nuk duan të kenë oshilacione si sezonin e fundit, ndaj dhe afrimet duhet të jenë të goditura, por puna në merkato deri tani është bërë në fshehtësi të plotë.

E rëndësishme është që grupi është ruajtur dhe me pak përforcime, por cilësore, Teuta mund të jetë kompetitive. Së pari duhen plotësuar vendet e lëna bosh nga largimet e Qaqit, Filit dhe Faust. Me shpresën për të gjetur elementët që do t’u jepnin “Djemve të Detit” më shumë cilësi, Teuta nis sot përgatitjet për një sezon, ku synon të jetë protagoniste në rreshtin e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"