Teuta shet sulmuesin në Uzbekistan, zbulohet ekipi ku do të vijojë karrierën Klejdi Daci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2024 | 11:27

Teuta shet sulmuesin në Uzbekistan, zbulohet ekipi ku do të vijojë karrierën Klejdi Daci

Muaji korrik ka qënë tepër impenjativ për Teutën për sa i përket merkatos. Klubi durrsak, ka arritur të gjejë marrëveshjen me disa lojtarë të rëndësishëm duke përforcuar grupin, por edhe ka rinovuar me disa “shtylla” të ekipit, e megjithatë jo me të gjithë.

Daci

Siç mësohet, sulmuesi i tyre kryesor, Klejdi Daci, do të vazhdojë një aventurë të re në karrierë. Një ekip nga Uzbekistani ka kërkuar të blejë shërbimet e 25-vjeçarit, dhe “Djemt e Detit” duken krejtësisht dakord me këtë lëvizje. Skuadra që e kërkon quhet Okmk Olmaliq, dhe laun në elitën e futbollit të Uzbekistanit.

Zyrtarizimi ka mbetur vetëm çështje kohe, dhe Daci duket më larg se kurrë Teutës, me këta të fundit që mund të fitojnë një shumë të majme nga shitja e kartonit të tij.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"