Teuta vijon punën në Durrës, Martini me sytë nga merkatoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 14:25

Teuta vijon punën në Durrës, Martini me sytë nga merkatoja

Pas 5 largimeve në fillim të korrikut, Teuta tashmë është fokusuar te rinovimet dhe afrimet, pasi mendohet që pjesa dërrmuese e grupit aktual të qëndrojë edhe për sezonin e ri.martiniNë fakt, shumica e lojtarëve, të cilëve i kishte mbaruar marrëveshja, biseduan dhe rinovuan. Në të tilla kushte nevoja për ndërhyrje në merkato do jetë e kujdesshme në Durrës. Nga ana tjetër, nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, skuadra vijon fazën përgatitore, duke marrë ngarkesën e duhur. Ekipi ka vijuar sipas programit përgatitjet për sezonin e ri, ku përveç seancës stërvitore këto dy ditë janë zhvilluar në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” ndeshje kontrolli brenda, grupit duke mos gjetur një kundërshtar për miqësore.

Martini ka vendosur të ketë në dispozicion për këto ditë në stërvitje dhe shume lojtarët nga akademia që ndoshta mund të jenë pjesë e bluve, ndërsa aktualisht mund të thuhet se Teuta mbetet një “kantier ndërtimi” i hapur. Pas zyrtarizmit të katër afrimeve të para, të Peposhit dhe Markut në mbrojtje si dhe Vila e Torraj në mesfushë, në Durrës janë në bisedime për të gjetur zëvendësuesin e Klejdi Dacit, i shitur në Uzbekistan. Burime pranë klubit bëjnë me dije se do të jenë edhe disa afrime të tjera në këto ditë të fundit të korrikut që do të plotësojnë grupin.

FAZA PËRGATITORE Ndryshe nga fazat e kaluara, kur Teuta shtegtonte jashtë vendit, këtë herë është menduar që faza përgatitore të zhvillohet në Pukë. Një gjë e tillë konfirmohet nga vetë klubi durrsak. Një zgjedhje që ka ardhur duke parë kushtet e mira që ka në zonën sportive të qytetit, për të zhvilluar përgatitjet, si dhe mundësia për të luajtur takime miqësore. Terrenet sportive janë perfekte, edhe klima po ashtu. Plus kësaj edhe fakti që disa ekipe janë në grumbullim në veri dhe mund ti shërbejë Teutës për testet miqësore. Kështu Teuta pritet t’i drejtohet Pukës më 22 korrik, ndërsa gjatë kësaj periudhe trajneri Martini shpreson që ta plotësojë edhe më shumë grupin me afrime.

Z.QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"