Teuta vijon “zborin” në Durrës, trajneri Martini pret afrimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 21:48

Teuta vijon “zborin” në Durrës, trajneri Martini pret afrimet

Teuta vijon në Durrës, fazën përgatitore për sezonin e ri. “Djemtë e Detit”, të drejtuar nga trajneri Edi Martini po marrin gradualisht ngarkesën e duhur, ndërsa nga ana tjetër klubi vijon punën që të kompletojë grupin sa më shpejt, për tu futur me pretendime për sezonin 2024-25.

teuta

Deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë grupi. Java e parë e përgatitjeve u mbyll me një ndeshje kontrolli brenda grupit, ndërsa tashmë vijon përgatitjet e javës e dytë, ku ekipi pritet të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore. Martini do të ketë rastin për të eksperimentuar diçka më tepër përsa i përket formacionit, sigurisht me vetëm 10 futbollistë, pra pa portierin, ku ndeshjet brenda grupit kanë përparësi. Pra kjo fazë e dytë vijon të forcojë ndjenjën e stërvitjes në grup dhe rikthimit në normalitet, krejt ndryshe nga faza hapëse që shërbeu për kalimin nga pushimet e gjatë. Tashmë me grumbullimin e lojtarëve në qendrën stërvitore pritet të vijohet me dy seanca në ditë, me testet fizike paradite dhe me punë kryesisht taktike pasdite.

MERKATO — Teuta nuk do behet nga fillimi, duke pasur shumë lojtarë në dispozicion nga sezoni paraardhës. Baza e lojtarëve janë konfirmuar te Teuta, ndërsa vetëm 4 lojtar janë larguar: Qaqi, Fili, Gjinollari dhe Fasut. Në një situatë të tillë, teknikut nuk i duhet të rinisë nga e para pasi grupin e ka, por sigurisht që priten afrime. Në Durrës besojnë se do të kenë një ekip pretendent, siç ka ndodhur gjatë viteve të fundit në elitën e futbollit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"