Tiago Mota uron të jetë si paraardhësit e famshëm, kush e nis nga zero fiton gjithmonë me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 16:45

Tiago Mota uron të jetë si paraardhësit e famshëm, kush e nis nga zero fiton gjithmonë me Juventusin

Si të mos mjaftojnë pritshmëritë e ekzagjeruara që ekzistojnë mbi Tiago Motën si trajner i Juventusit ka edhe një rastësi të bukur. Trajnerët e mëdhenj të Juventusit, ata që e kanë nisur ciklin nga zero ose thuajse nga zero, kurrë nuk kanë dështuar në sezonin e parë dhe më vonë kanë shkruar historinë e klubit.

tiago mota

Trapatoni që mori ekipin në vitin 1976. Ishte një ekip i demoralizuar nga Torino në atë kohë. Por Trap fitoi titullin kampion me 51 pikë dhe kupën e parë në histori për klubin, pastaj nuk u ndal kurrë për 10 vite. Ndoshta 20 vite më vonë, në 1994 ishte Lipi që ringriti bardhezinjtë.

Menjëherë fitoi titullin kampion dhe Kupën e Italisë. Në vitin 2011 Juventusi që mbeti jashtë Europës dhe në një moment shumë të vështirë ia besoi projektin Antonio Kontes. Një ristrukturim rrënjësor që solli 3 kampionate dhe mbi të gjitha krenarinë e popullit bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"