Tiago Silva fton Dibalan te Çelsi: Kam lexuar se ndoshta do të vijë, e pyeta por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2023 | 18:38

Tiago Silva fton Dibalan te Çelsi: Kam lexuar se ndoshta do të vijë, e pyeta por…

Çmimi i Madh i Formula 1 në pistën e Silverston në Britaninë e Madhe ka mbledhur si gjithmonë të apasionuarit pas garës më të famshme me makina në botë, mes të cilëve edhe emra të njohur të sporteve të tjera. Futbollistët nuk mund të mungonin si zakonisht dhe mes tyre kanë qenë edhe emra si Paulo Dibala, apo Tiago Silva.

asdsadssaasdasd

Ky i fundit, i intervistuar nga “Sky Sport” para garës në pistën angleze, ka bërë të qartë se do të mirëpriste Dibalan në radhët e klubit të Ccelsit, duke njohur mirë cilësitë e tij.

“Do të më pëlqente që ta shihja këtu te Çelsi, kam lexuar disa lajme se ndoshta do të vijë. A do të vijë? Nuk e di, e kam pyetur por nuk dëshironte të ma tregonte. A do të më pëlqente? Sigurisht, është një lojtar klasi, padyshim që do të na ndihmonte shumë nëse do të vinte”, tha mbrojtësi brazilian.

Dibala mund të largohet kurdo nga Roma, pasi në kontratën e tij me verdhekuqtë, ai vendosi një klauzolë prej 12 milionë eurosh, që vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"