“Tifozët janë lojtari ynë i 12-të”, portieri i Vllaznisë: Nesër gjithçka është e hapur, jemi optimistë për kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 12:11

“Tifozët janë lojtari ynë i 12-të”, portieri i Vllaznisë: Nesër gjithçka është e hapur, jemi optimistë për kualifikimin

Portieri i Vllaznisë, Kristi Qarri ka dalë në konferencën për shtyp në prag të duelit me Valurin, ndeshje e vlefshme për kthimin në Ligën e Konferencës.qarri“Klima nuk ishte në favorin tonë ndeshjen e kaluar, por e sulmuam mirë kundërshtarin. Nesër gjithçka është e hapur. Në çdo ndeshje përpiqem të jap maksimumin, i gjithë ekipi ka bërë një ndeshje të mirë sepse shënuam dy gola. Shumë optimist për kualifikimin kemi dhënë maksimumin kemi besim se do ta kalojmë turin. Nëse profesori tha 50 me 50, unë them kemi mundësi 60 me 40. Tifozët janë lojtari ynë i 12-të. Kam fituar shumë eksperiencë këtu, ndjehem i priviligjuar”, deklaroi Qarri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"