Tifozët nisën të largohen pas golit të tretë, flakadanët përkthehen në gjobë! Njihuni me pikantet e Vllaznia-Valur (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 22:43

Tifozët nisën të largohen pas golit të tretë, flakadanët përkthehen në gjobë! Njihuni me pikantet e Vllaznia-Valur (E PLOTË)

Nisur nga trazirat që ndodhën para një jave në Islandë, ndeshja e kthimit mes Vllaznisë dhe Valurit në Shkodër u vlerësua shumë nga UEFA. Gjithsesi, gjithçka u mbyll brenda rregullave, ku vetëm në fund tifozët hodhën flakadanë në fushë. “Panorama Sport” ju sjell më poshtë disa nga pikantet dhe të veçantat e ndeshjes:

Ceremonia para ndeshjes për Lek Koçobashin

Ceremonia para ndeshjes për Lek Koçobashin

– Drejtuesit e klubit nderojnë ish-futbollistin Lek Koçobashi në 80 vjetorin e tij të lindjes. Kryetari i bashkisë i dorëzoj një pllakatë mirënjohje ish-futbollistit. Ndërsa presidenti Alban Xhaferi i dorëzoj fanellën kuqeblu me numrin 80, aq sa vitet që mban mbi shpatulla Lek Koçobashi.

– Një numër i konsiderueshëm tifozësh ndoqën takimin në “Loro Boriçi” duke sfiduar edhe temperaturat e larta që mbizotëruan dje në Shkodër.

– Para fillimit të takimit disa pëllumba me shiritat kuqeblu janë lëshuar mbi fushën e stadiumit, me shpresën se do të sillnin fat për ekipin shkodran. –

Trajneri Tomas Brdariç e ka me stolin e Valurit në minutën e 18- të. Ai kërkon nga pankina islandeze që t’ua japin shpejt topin lojtarëve të tyre.

– Një pushim i shkurtër në çdopjesë u krye në mënyrë që lojtarët të freskoheshin. Pauzat për të pirëujë dhe për t’u freskuar ngagjyqtarët italianë u akorduan nëminutën e 27-të dhe të 70-të.

– Sapo Vllaznia pësoi golin e tretënë minutën e 36-të, një pjesë etifozërisë, sidomos ajo që ishte epranishme në tribunën përkarshi, filluan të lënë stadiumin.

– Pritet me shumë duartrokitje i riu Dodaj në më momentin kur hyri në fushë në fillim të pjesës së dytë, ku zuri vendin e Alivodës.

– Vonesat nga ana e lojtarëve miqnë pjesën e dytë rrisin irritimin etifozërisë shkodrane, por sërishbrenda kornizave të takimit.

– Pas golit të katërt fillon të boshatiset stadiumi “Loro Boriçi”.

– Nuk rrezatoi dot tifozëria “Vllaznit Ultras” dhe në të 87-ënminutë hodhën flakadan nëfushën e lojës. Loja u ndërprenga arbitri, pasi duhej spastruar fusha dhe tifozët u paralajmëruan se duhet të qetësoheshin. Padyshim Vllaznia do tëpërballet me një gjobë të majme nga UEFA, për shkak tëhedhjes së mjeteve piroteknike në fushë, që janë tëpalejueshme.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"