Tirana, analizë me video për kundërshtarin në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 17:41

Tirana, analizë me video për kundërshtarin në Ligën e Konferencës

Tirana e nis sfidën Europiane në Gjeorgji. Bardheblutë do të përballen kundër Toropedo Kutaisit në raundin e parë të kualifikueseve të Ligës së Konferencës.

tirana

Stafi po analizon ndeshjet e kundërshtarit së bashku me grupin. Takimi i parë do të zhvillohet me datë 11 korrik në Gjeorgji, ndërsa i kthimit me 18 korrik në Tiranë. Ndërkaq, UEFA ka zyrtarizuar edhe arbitrat që do të gjykojnë 2 takimit.

Në Gjeorgji do të jenë 4 armenë, me kryesorin Zaven Hovhanisian dhe ndihmës të tij Kaçatur Hovhanisian edhe Gevorg Shakhkaldian, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Artem Gasparian. Tirana do të nisë rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës në këtë edicion, duke luajtur përballë një ekipi gjeorgjian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"