Tirana dëshiron ta transferojë, Serxho Ujka kërkon mbi 8 mijë euro në muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 22:02

Tirana dëshiron ta transferojë, Serxho Ujka kërkon mbi 8 mijë euro në muaj

Serxho Ujka është një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e futbollistëve.

UJKA

“Panorama Sport” mëson se lojtari i Laçit dëshirohet nga bardheblutë, por në mes janë paratë. Kështu, futbollisti ka kërkuar mbi 8 mijë euro në muaj për të qenë pjesë e Tiranës. Janë burimet në klub që bëjnë me dije një fakt të tillë. Mësohet se Tirana nuk ka pranuar të marrë lojtar me këto shifra.

Filozofia është që skuadra do të ndërtohet solide dhe nuk do të bëhen shpenzime marramendëse. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Tirana për momentin i ka ofruar Ujkës një rrogë shumë të ulët për të qenë pjesë e skuadrës bardheblu. Tirana në këtë moment që flasim është mbretëresha e merkatos së afrimit të lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"