Tirana dhe Partizani, kalimi i turit të parë në Ligën e Konferencës si detyrim për skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 8:30

Tirana dhe Partizani, kalimi i turit të parë në Ligën e Konferencës si detyrim për skuadrat

Mbrëmja e së enjtes është shumë e rëndësishme për fatet e Tiranës dhe Partizanit, dy klubeve të mëdha kryeqytetase.MixCollage-16-Jul-2024-08-26-AM-4361Rezultatet e ndeshjeve të kthimit të turit të parë eliminator të Ligës së Konferencës ndikojnë drejtpërdrejt në llogaritë e tyre për të ardhmen. Ecuria në Europë ka vlera esenciale, sidomos për Tiranën, për situatën që ajo ka kaluar kohët e fundit, por për të dy klubet rivale kualifikimi është një detyrim. Nëse kalojnë në turin tjetër të Ligës së Konferencës, Tirana dhe Partizani sigurojnë rreth 700 mijë euro, një shifër e konsiderueshme kjo, që mund të rritet më tej, por më parë duhen kaluar gjeorgjianët e Torpedo Kutaisi nga bardheblutë dhe maltezët e Marsaslok nga të kuqtë.

VENDIMTARE PËR TIRANËN – Kalimi i turit të parë eliminator është shumë i rëndësishëm për Tiranën. Në sistemin e FIFA-s klubi bardheblu del ende me merkato të bllokuar, por gjithsesi ka arritur t’i regjistrojë lojtarët e shumtë që ka afruar gjatë merkatos së deritanishme. Ndoshta mund të ketë një marrëveshje paraprake mes palëve, ku ka mundësi që Tiranës të i jetë dhënë një afat për shlyerjen e detyrimeve dhe është lejuar të regjistrojë lojtarët, në mënyrë që kjo skuadër të mos dëmtohet për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Kjo është arsyeja e parë madhore që e detyron këtë skuadër të kërkojë me ngulm kalimin e turit, sepse sa më shumë të ardhura të sigurojë nga Europë, aq më të lehtë do ta ketë në vazhdim të organizohet. Financat janë thelbësore jo vetëm për një klub të madh si Tirana, por për çdo klub shqiptar, kështu që kjo mundësi e artë duhet shfrytëzuar në maksimum. Të gjithë në kampin bardheblu e dinë mirë rëndësinë e sfidës me gjeorgjianët.

Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi kanë barazuar 1-1 në Gjeorgji dhe ndoshta me pak fat mund ta kalojnë Torpedon Kutaisin të enjten në “Elbasan Arena”. Kundërshtari realisht është i vështirë, por jo i pamundur për t’u kaluar. Përveç të ardhurave që do të shtonte në arkën e klubit, kualifikimi do t’i shërbente jo pak edhe anës psikologjike dhe prestigjit te Tirana në prag të sezonit të ardhshëm.

PARTIZANI – Detyrim është kualifikimi për në turin e dytë të Ligës së Konferencës edhe për Partizanin, pavarësisht se klubi i kuq nuk është i bllokuar nga FIFA. Situata në kampin e kuq është ndryshe nga ajo e Tiranës dhe nuk është vetëm çështja e 700 mijë eurove që do të sillte kalimi i turit. Skuadra e trajnerit Orges Shehi barazoi 1-1 në ndeshjen e parë ndaj maltezëve të Marsaslok, duke zhgënjyer jo pak si me rezultatin, ashtu edhe me lojën e zhvilluar. Kundërshtari është modest, edhe pse kishte disa elementë interesantë në përbërje. Për Partizanin do të ishte e pafalshme, nëse do të eliminohej nga një skuadër malteze. Të kuqtë luajnë në transfertë, ku duhet të fitojnë për të vazhduar më tej aventurën europiane. Kjo situatë mund të sjellë edhe pak presion, por klubet e mëdha duhet të dinë si t’i kalojnë këto momente të vështira. Partizani duhet të kthehet nga Malta i kualifikuar.22

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"