Tirana do triumf në derbi pas 227 ditësh, mësoni formacionin e mundshëm të bardhebluve kundër Partizanit
Orges Shehi kërkon fi tore në derbi. Në mbledhjen e fundit që u zhvillua në fushën stërvitore të “Skënder Halilit”, trajneri Shehi zhvilloi një mbledhje me lojtarët. Shehi kërkoi nga skuadra që ta fitojë këtë derbi, pasi një rezultat i tillë sjell titullin kampion. Mbledhja u mbyll me një brohoritje të skuadrës, ndërsa më pas trajneri u mor me anën taktike, si dhe lojën në ajër e atë jo aktive.
Skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e kryeqytetit. Nga ana tjetër, Tirana nuk e fiton një derbi prej 227 ditësh ose 2 tetorit të 2022-shit. Për më tepër, një derbi ka fituar këtë sezon ekipi i Tiranës, kundrejt dy derbeve të fituara nga ekipi i Partizanit.
Bardheblutë luajnë për dy rezultate në ndeshjen e së mërkurës. Dy pikë është në avantazh ekipi i Tiranës ndaj atij të Partizanit, kur duhen edhe 4 ndeshje nga fundi i sezonit.
Nëse fiton ose barazon Tirana, titulli është bardheblu. 48 gola ka shënuar ekipi i Tiranës këtë sezon në kampionat. Bardheblutë janë sulmi më i mirë i Superiores, si dhe kanë lojtarin që ka shënuar më shumë gola.
FORMACIONI – Me pesë mungesa, sidomos në sulm, në këto kushte mund të kemi një sulm me Abazajn, Gjumsin ose Berishën, si dhe Haxhiun. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon, por mesfusha do të jetë e njëjtë, me treshen Aleksi, Deliu e Lushkja. Në mbrojtje, Toshevski, Najdovski, Lulaj dhe Përgjoni.
Në portë i zakonshmi Visar Bekaj. Ky do të jetë formacioni i bardhebluve. Skuadra dje punoi e qetë, ndërsa në fund u zhvillua edhe takimi i zakonshëm brenda grupit. Tirana në sfidën me Partizanin do të ketë probleme në sulm, pasi i mungojnë tre lojtarë.
Ekipi i Tiranës ka shënuar 48 gola këtë sezon në kampionat. Bardheblutë janë sulmi më i mirë i Superiores, si dhe kanë lojtarin që ka shënuar më shumë gola.
STATISTIKAT – Takimi që do të luhet më 17 maj është derbi i 170-të që bardheblutë dhe “demat” do të zhvillojnë mes tyre. Të kuqtë kanë fituar 70, bardheblutë kanë triumfuar në 47, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Tirana ka arritur të shënojë 183 gola, ndërsa Partizani ka tundur rrjetën e rivalëve plot 228 herë. Ëngjëll Hoti dhe Ardit Hila janë dy ish-ët e mëdhenj. I pari luan me fanellën e kuqe dhe do të jetë në fushë, ndërsa i dyti mbron ngjyrat bardheblu dhe është i pezulluar për këtë duel.
OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"