Tirana e Europës, udhëtim sfilitës drejt Gjeorgjisë. Rivali i tremb me ish-lojtarin e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 9:00

Tirana e Europës, udhëtim sfilitës drejt Gjeorgjisë. Rivali i tremb me ish-lojtarin e Liverpulit

Tirana do të luajë pas nesër ndeshjen e turit të parë eliminatorë të Ligës së Konferencës dhe do ta nisë nga Gjeorgjia, aty ku do të sfidojë Torpedo Kutaisin.

TIRANA

Do të jetë hera e parë që Tirana përballet me këtë ekip, por jo me skuadra gjeorgjiane, pasi më herët bardheblutë janë ndeshur me Dinamo Batumin dhe Dinamo Tbilisin dhe në të dyja rastet janë kualifikuar. Pra, me precedentë pozitive, Tirana shkon në këtë transfertë me një ekip të formatuar, një skuadër me më shumë largime nga ajo që mbylli kampionatin dhe me shumë emra të rinj që janë afruar së fundmi.

Po ashtu, në stol është ulur Bledi Shkëmbi dhe postin e drejtorit sportiv e ka marrë Agim Ibrahimi. Pritet të shihet sesi Tirana do të shfaqet në fushë, ndërkohë nga ana tjetër, Torpedo arriti Europën si vendi i tretë në kampionat, ndërsa aktualisht nga sezoni i ri që ka nisur në Gjeorgji, janë luajtur gjithsej 18 javë dhe ata ndodhen të dytët në renditje, me 4 pikë diferencë nga kreu. Kjo do të jetë në disfavor të bardhebluve, duke qenë se të gjithë lojtarët janë në kulmin e tyre të formës fizike. Torpedo nuk është se ka pasur ecuri të mirë në Europë, sezonin e kaluar ata shkuan deri në turin e dytë të Ligës së Konferencës, derisa u eliminuan nga Aktobe.

UDHËTIMI RRASKAPITËS Në pamundësi për të gjetur një avion charter, kjo për shkak edhe të kostove të larta financiare deri në Gjeorgji, Tirana ka zgjedhur një rrugë me tranzit për në Kutaisi, udhëtim që do të sjellë lodhje tek skuadra, por ana pozitive është që bardheblutë do të vendosen dy ditë para ndeshjes në Gjeorgji. Për shkak edhe të fluksit të udhëtimeve, ekipi është detyruar të mos niset nga Tirana për në Stamboll, por rreth orës 13:00 është nisur me autobus drejt Prishtinës për të udhëtuar nga aty për në Turqi me nisje në orën 20:00. Ndërkohë, pas mbërritjes në Stamboll, fluturim që zgjat rreth dy orë, ekipi u nis në për në Kutaisi në orën 00:15 dhe ka mbërritur në orën 3:30 të mëngjesit në hotel.

RIVALI GJEORGJIAN Torpedo ka 12 trofe në historinë e klubit, përfshi këtu 4 kampionate, 5 Kupa dhe 3 Superkupa, ndërkohë prej një viti luan në një stadium të rinovuar nga qeveria gjeorgjiane. Ekipi në total kap një vlerë prej 6.44 milionë eurosh sipas “Transfermarkt”, teksa nuk mungon edhe një emër i njohur në organikë. Torpedo ka arritur të afrojë para një jave në skuadër Mamadu Sako, mbrojtësin e famshëm të kombëtares franceze që ka luajtur me Liverpulin apo PSG-në. Tashmë në moshën 34-vjeçare, Sako është afruar nga Montpelier dhe shihet si një përforcim me shumë vlera përpara ndeshjes me Tiranën.Nekadašnji fudbaler Liverpula napustio klub posle sukoba sa trenerom - Telegraf.rsKRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"