Tirana e pëson nga borxhet, FIFA i bllokon merkaton dhe Bakajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2017 | 13:07

Tirana e pëson nga borxhet, FIFA i bllokon merkaton dhe Bakajn

Klubi i Tiranës ka marrë një dënim nga FIFA si pasojë e borxheve të prapambetura. Bardheblutë nuk mund të kryejnë asnjë afrim në këtë periudhë transferimesh në janar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”, teksa njofton se pezullimi vlen vetëm për merkaton e muajit janar, e cila për disa ditë mbyllet. Si pasojë e këtij pezullimi, Elis Bakaj nuk mund të bëhet pjesë e bardhebluve në vazhdim, edhe pse akordi mes palëve ishte arritur.

elis bakaj

Njoftimi i plotë i Tiranës

tirana fb

Postimi i Tiranës në Facebook

“KF Tirana njofton mediat dhe opinionin sportiv per nje vendim zyrtar te dhene nga FIFA. Klubi nuk ka mundesi te regjistroje asnje futbollist te ri per kete periudhe transferimesh per shkak te borxheve te prapambetura.

Akordi me Elis Bakajn eshte anulluar per shkak te pamundesise per regjistrimin e tij si lojtar i Tiranes. Denimi i dhene nga FIFA vlen vetem per merkaton e janarit.

Klubi do te marre masa per likuidimin e te gjithe borxheve nga e shkuara, per te zeruar problemet dhe nisur nje cikel te ri pa detyrime per sezonin e ri.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"